SPAK ankohet, por nuk vepron/ Vendimi i dhjetorit i gjykatës: Zero kontakte të Berishës me jashtë

schedule19:27 - 21 Maj, 2024

schedule 19:27 - 21 Maj, 2024

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka thyer masën e sigurisë së arrestit në shtëpi. Kjo është konstatuar edhe nga Prokuroria e Posaçme, e cila ka argumentuar se Sali Berisha ka lejuar persona të tjerë në banesën e tij në kundërshtim me vendiin e gjykatës, që i lejon të takohet vetëm me bashkëjetuesit.

Pavarësisht se në seancën e të martës, prokurorët e SPAK, dorëzuan në gjykatë materialet e publikuara në media për takimet e Berishës me gazetarin e RAI-t dhe ish-eurodeputetit gjerman, Elmar Brok duke nënvizuar se Berisha vijon të mos respektojë vendimi i masës së sigurimit, nuk u kërkua asnjë ashpërsim i masës së sigurisë.

Prej 30 dhjetor 2023, Gjykata Posaçme vendosi arrest shtëpie për Sali Berishën, duke përcaktuar se Oficerët e policisë do të duhet bëjnë kontrolle të rastësishme dhe jo duke i caktuar një oficer police tek dera e banesës, gje që do të shmangte të gjitha shkeljet e mundshme të Sali Berishës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!