Salianji shmang gjyqin, ikën jashtë/ Gjykata e Apelit pranon kërkesën për shtyrjen e seancës

schedule11:02 - 22 Maj, 2024

schedule 11:02 - 22 Maj, 2024

Gjykata e Apelit të përgjithshëm  edhe këtë të mërkuirë e pati të pa mundur të zhvillojë seancën ndaj deputetit të partisë demokratike Ervin Salianji për dosjen e njohur me emrin Babalja. Shkak u bë kerkesa e Salianjit i cili ndodhej në një aktivitet në Indonezi dhe për këtë seanca do të mbahet më 12 qershor në orën 10 e 30.

Në Apel Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg të dhënë nga Gjykata penale Tiranës në dhjetor të vitit 2019, pasi u gjet fajtor për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Në të njëjtin proces është dënuar edhe gazetari Jetmir Olldashi, me 6 muaj burg që iu konvertua në 100 orë punë në shërbim të komunitetit.

Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë, Salianji, do të vuajë dënimin me burg. Sipas prokurorisë, 2 audipërgjimet që publikoi Ervin Salianji në 2018-tën, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm në atë kohë, Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!