Kërkoi lirim me kusht ose vuajtje të dënimit në Serbi, refuzohet kërkesa e Ratko Mlladiç

schedule14:56 - 21 Maj, 2024

schedule 14:56 - 21 Maj, 2024

Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale (IMCC) hodhi poshtë kërkesën e Ratko Mlladiç, ish-komandantit të Shtabit Kryesor të Ushtrisë së Republikës Srpska (VRS), për lirim me kusht ose për të vazhduar vuajtjen e dënimit të përjetshëm në Serbi.

Në vendimin e presidentes së MMKS-së, Graciela Gatti Santana, thuhet se më 26 prill 2024, Mlladiq ka dorëzuar kërkesën për lirim me kusht në Serbi për arsye humanitare ose për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit atje.

Si arsye për këtë kërkesë, Mlladiç ka deklaruar se sëmundja e tij nuk është trajtuar, se ai do të ketë kujdes më të mirë shëndetësor në Serbi, si dhe pengesa gjuhësore me të cilën po përballet aktualisht.