Hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë zbuluar 12 ngjarje kriminale ku të përfshirë rezultojnë të paktën 50 persona për të cilët SPAK lëshoi edhe urdhër arreste.
Sipas dosjes voluminoze rezulton se ish-deputeti Arben Ndoka ka kërkuar eliminimin e Durim Bamit i njohur si i fortë i Niklës, pasi kishte dyshime të forta se ai kishte marrë pjesë në vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndokës në vitin 2017-të. Ndoka siguronte informacion për vendndodhjen e Bamit nëpërmjet Emiljano Shullazit ku ky i fundit komunikonte nga paraburgimi në aplikacionin sky me Marklen Hakën që i jepte të dhëna mbi lëvizjet e Bamit. Po kështu rezulton se Shullazi ka komunikuar edhe me Santinlo Bashon për vrasjen e Leonard Dukës dhe Durim Bamit, pasi marrin pagesë të mirë. Madje për vrasjen e Bamit, Shullazi kërkon që ta realizojnë ata pasi personat që duan kokën e tij ofrojnë deri në 1 milion euro. Nga ana tjetër Ish-deputeti Ndoka çdo organizim që bën për vrasjen e Durim Bamit e konsulton me dhëndrin e tij Arian Tukun, ku i tregon të gjitha veprimet dhe komunikimet që ka kryer me persona të ndryshëm për realizimin e vrasjes.
Sipas dosjes hetimore rezulton se Arben Ndoka, bashkëpunon edhe me nipin e tij Samuel Ndoka për të kryer ekzekutimin e Bamit, Samuel Ndoka mban kontakte me n Gentian Bejtja i vrarë pak muaj më parë dhe Naim Stafukën, vëllai i Enver Stafukës që rezulton i zhdukur. Bejtja e Stafuka kanë siguruar informacion mbi lëvizjet dhe vendet që frekuenton Durim Bami, si dhe automjetet që përdor dhe oraret kur lëviz. Arben Ndoka bashkëpunon ngushte edhe me Ervis Martinaj me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bamit.
Në një episod grupi i Arben Ndokës siguron informacion se Bami ndodhej me pushime në Dhërimi dhe organizohen për të kryer vrasjen. Ndoka siguron makina dhe armë nga Martinaj dhe në të njëjtën kohë merr edhe mbështetje nga grupi i Avdylajve që nëse nuk kryhet vrasja në jug të qëllohet në momentin që mjeti i Durim bamit do të kalojë në Durrës. Por sërish atentatit dështon. Sipas dosjes hetimore rezulton se Martinaj ka ofruar deri në 500 mijë euro për të vrarë fillimisht Durim Bamin dhe më pas pagesa do të rritej sërish, për të edhe vrarë vëllain e tij, Valterin. /abcnews.al