Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shprehu këtë të hënë ngushëllimet e tij për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi dhe ministrit të jashtëm iranian Hossein Amir Abdollahian, duke theksuar se Turqia qëndron në solidaritet me Iranin.
Erdogan shkroi në Platformën X se e kujton Raisin me respekt dhe mirënjohje, duke deklaruar se presidenti iranian bëri përpjekje për paqen në Iran dhe rajon.
“Turqia qëndron me Iranin në këtë kohë të vështirë”, tha Erdogan, duke e quajtur Raisin “një koleg dhe vëlla të vlefshëm“.
Përveç Raisit dhe ministrit të Jashtëm iranian, Hossein Amir Abdollahian, janë identifikuar edhe tre persona të tjerë që humbën jetën në një aksident me helikopter në veriperëndim të Iranit, njoftoi agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA.
Imami në qytetin e Tabrizit, Ayatollah Mohammad Ali Al-e Hashem, kreu i provincës iraniane të Azerbajxhanit Lindor, gjenerali Malek Rahmati dhe komandanti i njësisë së mbrojtjes presidenciale, Sardar Seyed Mehdi Mousavi, janë vrarë.
Gjithashtu janë vrarë dhe një numër i caktuar truprojash dhe ekuipazhi të helikopterit, të cilët ende nuk janë identifikuar./abcnews.al