Ekipet e shpëtimit në Iran kanë gjetur vendin e rrëzimit të helikopterit ku ndodhej presidenti iranian Ebrahim Raisi, njoftoi agjencia e lajmeve Taqsnim. Kjo do të thotë, siç raportojnë mediat iraniane, se shpresat për një shpëtim të pasagjerëve janë në rritje.
“Një sinjal është marrë pak minuta më parë nga helikopteri dhe telefoni celular i një prej anëtarëve të ekuipazhit në vendin e aksidentit”, tha komandanti i Gardës Revolucionare në Azerbajxhanin Lindor.
Location of President’s Helicopter Accident Identified
Military officials have pinpointed the location of the helicopter accident involving #Iran‘s President Ebrahim #Raisi in East Azerbaijan, raising hopes for a successful rescue.
“A signal was received a few minutes ago from… pic.twitter.com/AlojN1hExh— Tasnim News Agency (@Tasnimnews_EN) May 19, 2024
Ai shtoi se të gjitha forcat e disponueshme po lëvizin drejt zonës, ndërsa shprehu shpresën se kjo do të sjellë “lajme të mira”.
Ndërkohë, mobilizimi i forcave të armatosura iraniane është i madh, pa mundësi dërgimi të forcave të tjera. Ekipet e kërkim shpëtimit po operojnë në kushte të vështira për shkak të mjegullës së dendur dhe zonës së pyllëzuar./abcnews.al