Policia e Vlorës ka nisur hetimet për një 64-vjeçar. Ndaj këtij të fundit, një shtetase ka bërë kallëzim se ai i ka ngacmuar seksualisht nipin e saj, 9 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën në qytetin bregdetar të Vlorës.
“Komisariati i Policisë Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin B. S., 64 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetase, se 64-vjeçari, ditën e djeshme, i ka ngacmuar seksualisht nipin e saj, 9 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al