“Legjionarët” shkëlqejnë në Çeki, Sparta e Laçit dhe Tuçit fiton titullin kampion

schedule21:56 - 18 Maj, 2024

schedule 21:56 - 18 Maj, 2024

Ishte mëse e pritshme. Dy futbollistët shqiptarë, të “gjigantëve” çek të Sparta Prague, Qazim Laçi dhe Indrit Tuçi kanë festuar pasditen e kësaj të shtune, titullin e parë kampion në Republikën Çeke, pas një sezoni fantastik, si në kampionat, por edhe në kupat e Evropës.

Skuadra e “Legjionarëve” siguroi vendin e parë një javë para fundit, falë fitores së thellë 5-0 në fushën e  Mlada Boleslav, teksa Sparta Prague ka grumbulluar plot 86 pikë, katër më shumë se Slavia e Pragës, kur kanë mbetur vetëm tri pikë në lojë, pra ndeshja e fundit e sezonit.

Ndërkaq, kujtojmë se Qazim Laçi është pjesë e Spartës së Pragës që nga fundi i dhjetorit të vitit 2022, pra prej thuajse një viti e gjysmë, ndërsa Indrit Tuci iu bashkua kësaj skuadre gjatë merkatos së dimrit të fundit. /i.m /abcnews.al