Parku Natyror i Qafështamës/ Preferohet për bukuritë natyrore, klimën dhe burimet ujore

schedule20:32 - 18 Maj, 2024

schedule 20:32 - 18 Maj, 2024

Me pemët shekullore, ajrin e freskët dhe ujin si rrallëkund, Qafështama është një ndër parqet natyrore më të bukura në Shqipëri.

Ndodhet rreth 25 km në verilindje të qytetit të Krujës, në jug të malit të Skënderbeut. Parku Qafështamës përbehet kryesisht nga pyjet me pisha, disa liqene të vogla dhe burime të  njohura për vlerat kuruese si kroi i ‘Nënës Mbretëreshë’, te ndodhura rreth 1100 m mbi nivelin e detit.

Zona kufizohet me pellgun e Bovillës ne jug ndërsa vendasit ja kanë dalë ta ruajnë këtë bukuri natyrore nga çdo dëmtim.

Por përveç pamjes që është mahnitëse parku mirëpret vizitorë të shumtë edhe për gatimet tradicionale të zonës që shërbehen në restorantet që ndodhen aty. Numri i të huajve që vizitojnë këto anë rritet nga njëri vit në tjetrin. Këtë maj në rrugët e parkut të shumtë janë turistët nga gjermania të cilët po eksplorojnë natyrën me motora.

Që prej kohës së diktaturës, parku kombëtar ku dikur ndodheshin kampi i punëtorëve dhe shtëpitë e pushimit të pionierëve, ka shërbyer si një destinacion jo vetëm turistik por edhe për kurimin e sëmundjeve të ndryshme të mushkërive.

“Shqipëria është shumë e bukur. Kemi 5 ditë që qëndrojmë këtu dhe malet e deti na pëlqejnë shumë. Çmimet këtu nuk janë të shtrenjta. Një pije mund ta gjesh edhe me 1 euro. Ne kemi ardhur nga Italia me anije dhe me pas do të udhëtojmë drejt Malit të Zi, Kroacisë, Sllovenisë dhe Gjermanisë. Është një udhëtim që zgjat gati 3 javë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!