Keanu Reeves tashmë ka krijuar një bazë të madhe fansash në botë. Aktori i suksesshëm duket se nuk do të ketë të ndalur me arritjet e tij në kompanitë filmike, ku më i fundit që po përflitet është vazhdimi i filmit “John Wick”.
Kompania Lionsgate njofton se për filmin “John Wick” kanë nisur përgatitjet për vazhdimin e pestë të filmit aksion-triller edhe pse ende nuk ka dalë i katërti, thekson Men’s Health. Përmbatja e tre filmave të deritanishme flasin për aktivite hakmarrëse të “John Wick”, i cili pasi kishte zgjedhur të kishte një jetë familjare është kthyer sërish në botën e vrasësve.
Vazhdimi i katërt i filmave për “John Wick” do të jetë në kinema në maj të vitit 2021. Tre projektet e para kanë fituar mbi 600 milionë dollarë në ‘box office’, ndërsa vazhdimi i tretë që u lansua në maj të këtij viti, ishte shumë më fitimprurës (326 milionë dollarë) se dy të parët dhe njëherësh filmi më fitimprurës në historinë e Lionsgate./abcnews.al