Tre turistë të huaj dhe një afgan u vranë sot nga njerëz të armatosur në Afganistanin qendror dhe katër shtetas të huaj dhe tre afganë u plagosën, njoftoi Ministria e Brendshme e Talibanëve.
Një zëdhënës i policisë tha se katër persona u arrestuan, raportoi Reuters.
Agjencia thekson se nuk dihet kombësia e turistëve, si dhe kush e kreu sulmin.
Që nga rimarrja e pushtetit në Afganistan në vitin 2021, talebanët kanë premtuar të rivendosin sigurinë dhe të nxisin turizmin.
Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për një sulm në vitin 2022 që plagosi qytetarë kinezë në një hotel në Kabul të njohur për biznesmenët kinezë./abcnews.al