Forcat iraniane të sigurisë arrestuan më shumë se 260 persona, duke përfshirë tre shtetas evropianë, në një tubim “satanik” në perëndim të kryeqytetit Teheran, njoftoi këtë të enjte agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Tasnim.
“Rrjeti satanist u thye në Teheran, tre qytetarë evropianë u arrestuan,” njoftoi Tasnim, duke shtuar se në mesin e të arrestuarve ishin 146 burra dhe 115 gra, dhe se alkooli, i ndaluar sipas ligjeve islamike të Iranit, dhe droga psikodelike u kapën, raportoi Reuters.
Në raport nuk thuhet nacionaliteti i evropianëve të arrestuar./abcnews.al