Të paktën gjashtë persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën kur sulmuesit e armatosur hapën zjarr ndaj njerëzve në një festë ditëlindjeje në Duran, një nga qytetet më të prekura nga krimi në Ekuador.
Sulmi ndodhi në rrethin Abel Gilbert të Duranit, në provincën bregdetare jugperëndimore të Guayas. Sipas raportimeve paraprake, viktimat, mes të cilëve edhe 23-vjeçari që kishte ditëlindjen, nuk kishin precedentë penalë.
Presidenti ekuadorian Daniel Noboa deklaroi se vendi ishte në një gjendje “konflikti të armatosur të brendshëm” në janar, pas një rritjeje të dhunës që fajësohet për krimin e organizuar të lidhur me trafikun e drogës.
/abcnews.al