Lëvizja e bujshme, si tentuan të japin dorëheqjen zyrtarët e administratës së Trump

schedule13:01 - 8 Nëntor, 2019

schedule 13:01 - 8 Nëntor, 2019

Një vit më parë një grup zyrtarësh të lartë dhe funksionarë të administratës së presidentit amerikan Tramp, menduan të jepnin dorëheqjen në masë.

Një lëvizje e bujshme që do të ishte një sinjal alarmi për sjelljen e kreut të Shtëpisë së Bardhë. Në fund ata vemdosën të mos e bënin këtë hap, pasi do të rrëzohej qeveria.

Ngjarja përshkruhet në librin e sapo publikuar “A Uarning” – Një paralajmërim – që citohet nga Uashington Post. Autori i librit është një zyrtar anonim i administratës Tramp, gjithashtu autor i letrës kundër presidentit, e cila u publikua dy vjet më parë nga New York Times. Në këtë libër presidenti Donald Trump cilësohet si i pamëshirshëm, i papërshtatshëm dhe i rrezikshëm për vendin./abcnews.al