Komandanti i një njësie zjarrfikësish në një fshat në Rusi, i ka vënë qëllimisht zjarrin 6 shtëpive dhe disa ndërtesave të tjera për të verifikuar përgatitjen dhe gadishmërinë e njerëzve të tij, në shuarjen e zjarrit.
Zjarrfikësi piroman, Aleksandër Shnajder, u arrestua dhe pranoi fajin. Por ai u tha hetuesve se qëllimi i tij ishte të mbante në gjendje gadishmërie njerëzit e tij.
Zjarrfikësi u zbulua falë kamerave të sigurisë. Por dhe fakti që zjarret shpërthenin gjithnjë kur ai nuk ishte në shërbim, ngjalli shumë dyshime tek autoritetet. Dyshime të cilat më pas u vërtetuan./abcnews.al