Presidenti i Serbisë Aleksnadër Vuçiç ka marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili po mbahet në Mal të Zi . I pranishëm në këtë takim është kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti.
Vuçiç u ndal te marrëdhëniet Kosovë-Serbi, ku tha se ka pasur diskutime të mira nga të dyja palët, ndërsa shtoi se ka pak gjëra që nuk janë zgjidhur.
“Është shumë e kuptueshme dhe kjo është për shkak se ata nuk diskutojnë çështje të mëdha politike. Për këtë arsye jemi detyruar dhe besoj që kemi pasur diskutime të mira deri tani dhe jam pajtuar për shumicën gjerave. Kemi 1-2 gjera që kemi ende pa zgjidhur. Kam një mendje një pyetje që është shumë e përafërt me kërkesat tuaja.”, tha Vuçiç. /abcnews.al