Pavarësia e Katalonjës/Nëse ndodh, Mesi i lirë të largohet nga Barcelona

schedule12:45 - 5 Janar, 2018

schedule 12:45 - 5 Janar, 2018

Sipas të përditshmes spanjolle El Mundo, Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona pa asnjë klauzolë, nëse Katalonja do të bëhej e pavarur nga Spanja. Kjo për shkak një pike të caktuar në kontratën e firmosur nga futbollisti në muajin nëntor

Skuadrat e mëdha europiane të futbollit dëshirojnë që Katalonja të jetë sa më shpejt e pavarur. Sipas asaj që shkruan e përditshmja spanjolle El Mundo, në kontratën e firmosur nga Lionel Messi me Barcelonën, nëntorin e kaluar, ka një klauzolë e cila kërkohej me ngulm nga argjentinasi. Klauzola bën të qartë se nëse Katalonja do të bëhej e pavarur dhe do të dilte për pasojë nga Liga Spanjolle, ai do të ishte i lirë të largohej para kohe pa u detyruar të paguajë kushtin prej 700 milion eurosh.

Një mbrojtje e mirë e interesave të futbollistit dhe që nuk ka aspak të bëjë me politikën sipas tij. Përfaqësuesit e agjentinasit thanë për mediat se Messit nuk i intereson shumë pavarësia e Katalonjës por fakti që Barcelona të jetë pjesë e një kampionati të fortë futbolli./abcnews.al