Ka nisur takimi trepalësh i delegacionit nga Beogradi i udhëhequr nga Petar Petkoviç dhe nga Kosova i përfaqësuar nga Besnik Bislimi. Takim ky i ndërmjetuar nga BE.
Takimi ka nisur në orën 10:00. Çështja e dinarit serb sërish do të jenë në tryezën e diskutimit në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Më herët përfaqësuesi i BE, për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak u shpreh se beson që në takimin me kryenegociatorët të ketë një marrëveshje sa i përket çështjes së dinarit.
/abcnews.al/