Politikani i të gjitha “detyrave”/ Nard Ndoka në një rrëfim në “ABC e Mëngjesit”: Nuk jam shumë aktiv, por politikën e kam pjesë të jetës

schedule09:23 - 15 Maj, 2024

schedule 09:23 - 15 Maj, 2024

Demokrati Nard Ndoka ishte i ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, ku rrëfeu më shumë rreth fillimeve të tij në politikë.

Ndoka ka qenë themeluesi i Partisë Demokratike në Vuan e Dejës, nga ku u emërua kryetar bashkie në vitin 1996. Në lidhje me situatën e tanishme në politikë, ai tha se nuk është shumë aktiv, por politikë e ka pjesë të jetës.

“15 vjeç kam nisur punën e parë, një punë profesionale. Nuk jam shumë aktiv, por politikën e kam pjesë të jetës sime. Kam qenë në protesta dhe organizime të opozitës, jam aty, nuk jam fshehur.  Unë jam themelues i PD në Vaun e Dejës. E kam pasur obligim, nuk kam njohur as Sali Berishën, as Azem Hajdarin. Në vitin 1996 u bëra kryetar bashkie në Vaun e Dejës.

Politikën e kam nisur si themelues i PD, por kam kundërshtuar PD që në vitin 1997. Kam pasur kurajon që të kundërshtoja në atë kohë. Isha një politikan i lirë, kam bërë atë që kam ndjerë. U përpoqëm të reformimin vetën dhe frymën e PD. Jam munduar në politikë të je korrekt e të bëj detyrën.”, rrëfeu Ndoka. /abcnews.al