Minxhozi: Takimi në Athinë s’do prodhojë ndryshim në raportet mes dy vendeve. Klasa politike greke s’ka vullnet për bashkëpunim

schedule20:49 - 14 Maj, 2024

schedule 20:49 - 14 Maj, 2024

Analisti Skënder Minxhozi thotë se takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Greqi nuk do të “prodhojë” ndonjë ndryshim në raportet me Greqinë. Në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, analisti deklaroi se elita greke nuk e ka vullnetin e mirë të bashkëpunimit për çështjet mes dy vendeve.

“Siç u tha pas fjalimit të Ramës, rezultantja e parë është që qeveria shqiptare mundi të afishojë në këndin më të vështirë të Evropës së bashkuar idenë me heretike në këtë cep të Evropës që Shqipëria ka ndryshuar. Nëse ka një pjesë të Evropës që ideja e ndryshimit dhe e progresit të Shqipërisë është e vështirë për t’u pranuar është toka greke për një lloj konkurrence të vjetër historike, mërie, problemet po edhe mospranimi që ata “shërbëtorët e vjetër” nuk janë më shërbëtorë por të zotë të barabartë të shtëpisë.

Ai afishoi një ide që kishte efektin e një krisme mes një koncerti. Por a prodhon kjo një ndryshim? Mendoj se nuk do të prodhojë ndryshim por të kundërtën. Mendoj se elita politike greke nuk e ka vullnetin e e hapjes dhe bashkëpunimit dhe nga ky takim i Ramës do të dalë e ngurtësuar dhe jo më elastike siç ishte. Atë ditë e parë që presidentja e MV bëri një gabim kushtetues, por direkt refleksi i parë i qeverisë greke ishte t’i kujtonte se integrimi evropian kalon edhe përmes këtyre gjërave. Nuk besoj se ata janë të gatshëm ta pranojnë.”, tha Minxhozi. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!