Presidenti rus, Vladimir Putin do të bëjë një vizitë shtetërore në Kinë me ftesë të presidentit kinez Xi Jinping, sipas një deklarate nga shërbimi për shtyp i Kremlinit.
“Me ftesë të presidentit kinez Xi Jinping, Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin do të bëjë një vizitë shtetërore në Republikën Popullore të Kinës në datat 16-17 maj 2024 në vizitën e tij të parë jashtë vendit pas marrjes së detyrës”, thuhet në deklaratë.
Vizita në Kinë do të jetë vizita e parë jashtë vendit e Putinit pas rizgjedhjes së tij si president./abcnews.al