Pas 5 vitesh Alvin Berisha iu bashkua mëngjesin e sotëm familjes së tij. Alvini mbërriti në aeroportin e Romës në orën 07:00, ndërsa aty e priste babai i tij Afrim Berisha dhe dy motrat.
Siç shihet nga pamjet familjarët nuk mbajnë dot lotët teksa bashkohen pas 5 vitesh me të voglin e tyre.
Alvini u nxorr dy netë më parë nga kampi famëkeq ku qendronte bashkë me mijëra të burgosur të tjuerë, ndërsa dje ka qëndruar në Damask dhe më pas është nisur drejt Libisë.
Alvin Berisha mbërriti në Siri në vitin 2014, pasi u mor mga nëna e tij e cila ishte radikalizuar.
Kjo e fundit u martua me një luftëtar të Shtetit Islamik, ku edhe lindi një djalë. Ndërkohë sipas të dhënave ata humbën jetën nga një shpërthim. Në këtë shpërthim, mbeti i plagosur rëndë edhe Alvini.
Mirëpo, tashmë për Alvinin nis një jetë e re./abcnews.al