Raphael Varane ka konfirmuar se do të largohet nga Manchester United në verë, pas skadimit të kontratës së tij, pas tre sezoneve në ‘Old Trafford’.
Megjithatë, kohës së tij në ‘Old Trafford’ i ka ardhur fundi dhe është vet mbrojtësi francez që ka njoftuar largimin me anë të një video në profilin e tij privat.
“Për ju djema, mbështetës të Manchester United. Kanë qenë disa vite të mahnitshme për të luajtur për këtë klub të veçantë dhe duke veshur atë fanellë. Hera e parë që shkova në Old Trafford si lojtar i Man Utd ishte diçka e çmendur. Atmosfera ishte e mahnitshme.
U dashurova me klubin dhe tifozët. Duhet të luash për Man Utd për të kuptuar se çfarë përfaqëson. Për fëmijët e mi, këtu është shtëpia. Do të jetë një vend i veçantë për mua, për jetën. Kur tifozët shkojnë në Wembley, është diçka që ata e mbajnë mend gjatë gjithë jetës. Të ndaja atë moment me ta ishte absolutisht e mahnitshme.
Pavarësisht faktit se kemi pasur një sezon të vështirë, unë jam shumë pozitiv për të ardhmen. Pronarët e rinj po vijnë me një plan të qartë dhe një strategji të shkëlqyer.
Do të shihemi në Old Trafford për të thënë lamtumirë për ndeshjen e fundit në shtëpi këtë sezon dhe sigurisht që do të jetë një ditë shumë emocionale për mua”, ka shkruar Varane.
Ndryshe, Varane ka luajtur 93 ndeshje për United dhe ka fituar trofeun e Carabao Cup në 2023 kur Djajtë e Kuq mposhtën Newcastle United në Wembley./ h.ll/abcnews.al
Thank you for everything, @ManUtd ❤️ pic.twitter.com/4nwJxk4ddf
— Raphaël Varane (@raphaelvarane) May 14, 2024