Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkodër, gjenden 236 fidanë kanabisi në pyll, arrestohet një 29-vjeçar

schedule14:40 - 14 Maj, 2024

schedule 14:40 - 14 Maj, 2024

Gjendjen dhe asgjësohen 236 fidanë kanabsi në pyllin e Shporit në Shkodër. Për pasojë ka rënë në prangat e policisë një 29-vjeçar, i cili dyshohet se është autori i dyshuar i kultivimit të tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

“Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në të gjithë territorin e qarkut dhe punës së inteligjencës policore, Komisariati i Policisë Shkodër vuri në pranga shtetasin G. Ç., 29 vjeç, banues në fshatin Shpor.

29-vjeçari dyshohet se është autor i kultivimit të 236 fidanëve cannabis sativa (në tokë dhe në kubikë), që u gjetën nga Policia, në territorin e pyllit të Shporit. Kontrollet vijojnë.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!