Zjarri i Shkupit “djeg“ Athinën/ Shqetësim në Bruksel dhe Washington për “Prespën”

schedule11:02 - 14 Maj, 2024

schedule 11:02 - 14 Maj, 2024

Qëndrimi I bashkimit evropian edhe shteteve të bashkuara të Amerikës ndaj deklaratave të presidentes së Maqedonisë së veriut tashmë është i qartë: Shkupi duhet të respektojë me patjetër marrëveshjen e Prespës. Reagimi i fundit vjen nga Departamenti amerikan i shtetit. Në një deklaratë zyrtare Uashingtoni kërkon zbatimin e plotë të marrëveshjes ndërkombëtare.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj marrëveshjes së Prespës dhe integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa një qeveri e re formohet dhe zgjidhet një kryeministër i ri, ne do të vazhdojmë të përforcojmë rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe përfitimet e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i bashkimit evropian, Peter Stano kërkoi angazhim serioz nga Shkupi për implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara, duke i referuar atë të Prespës me Greqinë si dhe atë të Miqësisë me Bullgarinë.

“Marrëveshjet ekzistuese dypalëshe duhet që me vullnet të mirë të implementohen nga të gjitha palët, duke llogaritur edhe Marrëveshjen e Prespës midis RMV-së dhe Greqisë dhe Traktatin e Miqësisë me Bullgarinë, por edhe protokollet. Këto janë pritjet e BE-së”

Një ditë më parë Gordaga Silianovska-Davkova, deklaroi se eshte e drejta asaj për vet identifikim, për aq kohë se në fund ajo nënshkroi betimin si presidentja e Maqedonisë së Veriut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!