Sarandë/ Legalizuan objektin me dokumente false, gjykata jep masën për ish-drejtoreshën e ASHK, “arrest në shtëpi” për ish-deputetin e PD

schedule09:37 - 14 Maj, 2024

schedule 09:37 - 14 Maj, 2024

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish drejtoren e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën ka lejuar legalizimin e një objekti 4 katësh me dokumente te falsifikuara.

Për të njëjtën vepër penale akuzohen edhe  dy ish-specialistet e ASHK Sarandë,  Erald Lika dhe Ermen Stroka, ndaj të cilëve gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”,

Kjo masë është vendosur edhe për ish-deputetin e partisë demokratike Gani Hoxha, i cili dyshohet se ka përfituar padrejtësisht nga procedura e legalizimit dhe që dyshohet se ka përdorur dokumente të falsifikuara.

Nga këto veprime të kundërligjshme të specialiteteve dhe ish-drejtoreshës së ASHK Sarande, është tjetërsuar pasuria Truall me sipërfaqe 1000 m2 dhe godine katër kate me sip ndërtimi për banim 1359 m2 dhe me sip 1056 m2 aktivitet social ekonomik.

Prokuroria e cilëson legalizimin dhe regjistrimin e pronës si të paligjshëm, pasi kjo pronë është e regjistruar në emër të familjes Sejko dhe është përfituar nga Hoxha me dokumente të falsifikuara.

/abcnews.al/