Të paktën tetë persona u vranë dhe më shumë se 60 u plagosën kur një billboard i madh u shemb gjatë një stuhie në Mumbai në Indinë perëndimore.
Erërat e forta shkaktuan shembjen e një tabele metalike, rreth 30 metra të gjatë, mbi një pikë karburanti në periferi të Ghatkopar, në pjesën lindore të metropolit indian.
In Mumbai, India, at least 8 dead and more than 55 injured after billboard falls on gas station and homes – Hindustan Times pic.twitter.com/bj8NQFAJk3
— NEXTA (@nexta_tv) May 13, 2024
Në videot e transmetuara nga rrjetet televizive indiane, tabela metalike shihet duke u tundur nga era e fortë, përpara se të shembet dhe të shtypen ndërtesa, automjete dhe kalimtarë.
Një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar në vend, pasi autoritetet vlerësojnë se 20-30 njerëz mbeten të bllokuar në rrënoja, sipas zyrtarëve të cituar nga Times of India.
Edhe aeroporti ndërkombëtar është pezulluar për rreth një orë për shkak të motit të keq, njofton agjencia e lajmeve ANI./abcnews.al