Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e së hënës në fshatin Baltëz të Fierit, ku 23 vjeçari Asllan Mernica vrau me armë zjarri efektivin 28 vjeçar Novruz Cenaliaj.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se efektivi ka qenë turni i dytë dhe ka qenë duke shkuar në punë kur ka ndodhur ngjarja. Me autorin i kanë fshatrat në vijë ajrore 500 metra. Pasi janë ndeshur në rrugë, kanë debatuar për makinën, për kalimin në rrugë pasi ishte rrugë e ngushtë fshati.
Pas ngjarjes, autori ka lënë makinën te shtëpia e dajës dhe ka ikur nëpër ara. Për ta lokalizuar policia po kontrollon edhe me dron. Sipas burimeve, autori e ka vëllain në burg, Kiri Mernica.
Ndërsa efektivi e ka të atin polic./abcnews.al