Ishte e pabesueshme ajo që ndodhi në Belgjikë, në sfidën mes St. Liege dhe Eintracht Frankfurt. Miqtë gjermanë ishin dukshëm favoritë para fillimit të sfidës, por nuk po arrijnë të dalin në lojën e tyre më të mirë. Pas një pjese të parë të mbyllur 0-0, vendasit belgë kanë befuasuar, duke kaluar të parët në avantazh në minutën e 56-të.
Vanheudesen gjeti golin për St. Liege, duke mposhtur portierin Ronnoë. Megjithatë, Frankfurt nuk u dorëzua dhe reagoi brenda 10 minutash. Sulmuesi anësor, Kostiç, shënoi golin e barazimit për miqtë, të cilët kanë diçka më pak se 30 minuta lojë për të gjetur dhe një gol fitoreje.
UEFA Europa League, raundi 4
St. Liege – E. Frankfurt 1-1
Vanheudesen 56’ / Kostic 65’