Psikiatri raporton para Kongresit: Shëndeti mendor i Trump, alarmues

schedule10:37 - 5 Janar, 2018

schedule 10:37 - 5 Janar, 2018

Bendi Li një profesor psikiatrie në niversitetin e Jeil ka raportuar para kongresit amerikan për shëndetin mendor të presidentit Donald Trump, i cili sipas tij është alarmues.

Çdo gjë për të nxjerrë jashtë loje kundërshtarin politik, kështu e mendojnë republikanët amerikanë pasi dhjetëra anëtarë të kongresit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumë prej të cilëve demokratë, dëgjuan vlerësimet e një profesori psikiatrie në Universitetin Jeil, Bandy Lee. Ky i fundit foli për shëndetin mendor të presidentit amerikan Donald Trump, i cili sipas tij është alarmues. Zëdhënsja e shtëpisë së bardhë Sanders i cilësoi skandaloze dhe qesharake vlerësimet e psikiatrit. Ajo shtoi se nëse Trump do të ishte i paaftë të qeveriste ai nuk do të ulejnë Shtëpinë e Bardhë dhe nuk do të kishte mundur grupin më të kualkifikuar të kandidatëve që partia republikane ka pasur ndonjëherë.

Lee, i cili ka redaktuar dhe librin “Rasti i rrezikshëm i Donmald Trump: 27 posikliatër dhe ekspertë të shnëndetit mendor vlerësojnë presikdentin”, u dëgjua nga parlamentarët amerikanë, të cilët u shprehën shumë të shqetësuar për sa i përket rrezikshmërisë së presidentit dhe rrezikut të paqëndrueshmërisë së tij mendore. Psikiatri Lee u shpreh për CNN se Trump po përkeqësohet dhe mund tëd dalë jashtë kontrollit si pasojë e presionit të presidencës.

Ndërkohë gjatë ditës pritet të dalë në shitje libri i Michael Uolff “Fire and Fury: Inside the Trump White House”. Libri do të dalë para kohe për të shmangur përpjekjet për bllokimin e tij nga Shtëpia e Bardhë, e cila e konsideron si të mbushur me gënjeshtra. Donald Trump në reagimin e tij u shpreh se nuk ishte takuar asnjëherë me autorin e këtij libri fals, dhe nuk e kishte pranuar në Shtëpinë e bardhë për të folur rreth librit. Një libër sipas tij i mbushur me gënjeshtra dhe burime që nuk ekzistojnë./abcnews.al