“Shqipëria ka bërë hapa të mëdha”, Nesturi për vizitën e Ramës: Asnjë politikan nuk ka guxuar të bëjë një takim të tillë

schedule17:28 - 12 Maj, 2024

schedule 17:28 - 12 Maj, 2024

Analisti Plator Nesturi përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “News Line” në ABC News, komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama bashkë me socialistë e artistë shqiptarë në Athinë, ku takuan emigrantët shqiptarë në Greqi.

Ai tha se asnjë politikan nuk ka guxuar të bëjë një takim të tillë me emigrantët, ndërsa theksoi se më parë fendet fqinjë na kanë treguar çfarë të bëjmë, por tani jo më.

Sakaq u ndal te mesazhi i Ramës për kryeministrin grek, ku tha se i kërkoi Mitsotakis-it ta shohë Shqipërinë si partner.

“Shtëpia e të zotit është dhe shtëpia e mikut. Ne jemi brenda një realiteti dhe në këtë kuadër është përshirë siç ka pasur problematik çdo vend. Shqiptarët e kanë kaluar këtë pjesë. Doja të thoja që deri para disa vitesh një fjalim i tillë, takim i tillë nuk mund të imagjinohet. Kjo sepse është Shqipëria ajo që a bërë hapa të mëdhenj. Shqipëria para disa vitesh ishte nxënësi i varfër që merrte leksione se si duhet të bëjë shtet, por tani nuk është më. Është ajo që vendos për rrugëtimin e saj. Vendet fqinjë na kanë treguar se çfarë duhet të bëjmë. Edhe Greqia do të mësohet me këtë gjë, këto ulje e ngrije do i vlejnë se ardhmes.  Fakti që Shqipëria nuk është e njëjtë është se Shqipëria ka çfarë të japë tashmë. Jo vetëm të aspektit ekonomik or edhe për mundësitë e zhvillimit dhe ecurisë së mëtejshme. “, tha ai.