Shqipëria, në treshen favorite/ “ Travel of Path”: Bukuri të veçanta me çmime shumë të favorshme

schedule15:53 - 12 Maj, 2024

schedule 15:53 - 12 Maj, 2024

Shqipëria  renditet si një nga 3 destinacionet më të mira Evropiane për pushimet verore gjatë këtij viti. Në një artikull të publikuar së fundmi nga “Travel of Path” një media ndërkombëtare e specializuar për turizmin thekson se vendi ynë është një opsion shumë i veçantë për të shijuar pushime fantastike me çmime shumë të favorshme.

Një vend dikur i harruar në zemër të Ballkanit që kaloi pjesën më të madhe të historisë së tij në një diktaturë komuniste, Shqipëria rilindi në shekullin e 21-të me aspirata të qarta perëndimore dhe sigurisht që po kompenson kohën e humbur në turizëm thuhet në shkrim.

Deri në vitet nëntëdhjetë, turistët nuk lejoheshin të vizitonin Shqipërinë përveçse për arsye shumë specifike dhe me kushte strikte, kështu që nuk do të habiteshim të mësonim se nuk e dini se kufizohet me detin Mesdhe  dhe ka  plazhe me rërë të bardhë , dhe një pasuri të  madhe kulturore .

“Travel of Path”  i sugjeron turistëve që të vizitojnë rrënojat e lashta greko-romake të Butrintit, një nga zonat më magjepsëse arkeologjike në pellgun e Mesdheut për të vijuar më pas me   Vlorën bregdetare e mbuluar nga dielli por duke mos lënë pas edhe  hijeshinë e Botës së Vjetër që mund të gjendet në  Gjirokastrës dhe Berat, dy qytete të listuara në UNESCO me një trashëgimi të ruajtur mesjetare.

Udhëtimi në Shqipëri është tepër i përballueshëm, duke filluar me vetëm 28 dollarë, ndërsa resortet me pesë yje mund të kushtojnë deri në 168 dollarë. .

Një udhëtim njëjavor në Shqipëri theksohet në shkrim  kushton vetëm 546 dollarë për person, duke e bërë atë destinacionin më të lirë mesdhetar për një milje.