Lajm i keq për Gjermaninë, dëmtohet ylli i kombëtares

schedule14:59 - 11 Maj, 2024

schedule 14:59 - 11 Maj, 2024

Sezoni i Serge Gnabry do të përfundojë njësoj siç filloi, i dëmtuar. Këtë mëngjes, Bayerni konfirmoi se sulmuesi do të jetë jashtë fushës për pjesën e mbetur të sezonit për shkak të një çarjeje muskulore në bicepsin femoral të këmbës së tij të majtë.

Koha e parashikuar e pushimit mjekësor është rreth gjashtë javë. Ndaj, pritet që Julian Nagelsmann të mos e llogarisë për finalet e Evropianit, që nisin pas pak më shumë se një muaji.

Lëndimi ndodhi gjatë pjesës së parë të ndeshjes së kthimit kundër Realit të Madridit në “Santiago Bernabeu”. Thomas Tuchel i dha mundësinë të ishte titullar në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit… dhe nuk qëndroi as 30 minuta në fushë.

Pas një ndryshimi të ritmit në krahun e majtë, Gnabry vuri dorën në pjesën e pasme të këmbës së majtë dhe kërkoi automatikisht ndryshimin.

Pas ndeshjes, Tuchel u pyet për shkallën e dëmtimit dhe ai ishte mjaft pesimist. Më e keqja u konfirmua dhe Gnabry i thotë lamtumirë sezonit të tij më të vështirë që kur nënshkroi me Bayernin në verën e vitit 2017 nga Werder Bremeni.

Problemet e përsëritura fizike që Gnabry ka pësuar gjatë gjithë sezonit kanë bërë që ai të mos grumbullohet me kombëtaren gjermane që nga nëntori i vitit 2023./ h.ll/abcnews.al