Moska merr kontrollin e 5 fshatrave kufitare në rajonin e Kharkiv

schedule13:45 - 11 Maj, 2024

schedule 13:45 - 11 Maj, 2024

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se forcat e saj ushtarake kanë marrë në kontroll fshatrat kufitare në rajonin e Kharkiv të Ukrainës, ku Rusia nisi një ofensivë të premten.

Në konferencën e sotme, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se forcat ruse pushtuan fshatrat Pletenivka, Okhirtsevi, Borisivka, Pilna dhe Stryletsna që ndodhen në vijën kufitare me rajonin rus të Belgorodit.

Sipas të njëjtit informacion, forcat ushtarake ruse pushtuan edhe fshatin Keramik në rajonin lindor të Donetskut, me avancimin e forcave ruse.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!