Zonat e lira ekonomike, Kojdheli: Qëllimi, për krijimin e vendeve të qëndrueshme të punës

schedule20:10 - 10 Maj, 2024

schedule 20:10 - 10 Maj, 2024

Genc Kojdheli Drejtor i Investimeve Strategjike dhe Zhvillimit Ekonomik në Bashkinë e Tiranës, i ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, foli për zonat e lira ekonomike.

Ai tha se bizneset do të kenë avantazhe në këto zona, ndërsa shtoi se qëllimi është për krijimin e vendeve të qëndrueshme të punës.

“Tamam, tamam nuk janë zona të lira, por regjimi është i zbutur, ka disa avantazhe. Ka regjim të favorshëm doganor, ofrohet nga shteti ose zhvilluesi privat. Kemi konkurreshmërinë për sa i përket çmimit të pronave. Mendoj që në mes futet pozicionimi gjeografik. E nisim me tregun më të madh, teknologjik të vendit. Kemi të rinjtë që janë dhe më të avancuar, e kjo na çon në një tipologji pune që është më e paguar. Qëllimi i qeverisë nuk është të bëjë para, por të krijojë vendet e qëndrueshme të punës.”, tha ai.