“Rama në Athinë, për shqiptarët”, Klosi: Nuk ndikon në politikën e Greqisë dhe zgjedhjet europiane

schedule12:35 - 10 Maj, 2024

schedule 12:35 - 10 Maj, 2024

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi tha se takimi i kryeministrit Edi Rama në Athinë, që do të mbahet të dielën në orën 11:00, nuk ka asnjë lidhje me datën e arrestimit të Fredi Belerit.

Në një konferencë, Klosi tha se turi i kryeministrit nuk asnjë tendencë të ndikojë në çështjet e brendshme.

“Ne këtë tur e kemi deklaruar që në 8 dhjetor, e kemi thënë në kongres, do të kemi kontakt të vazhdueshem më diasporën, pasi bëmë turin e takimeve brenda Shqipërisë, i erdhi radha diasporës.

Nuk ka asnjë lidhje me datën 1 vit të arrestimit të kandidatit të opozitës në Himarë siç nuk ka asnjë tendencë që takimi i Athinës të ndikojë në politikën e brendshme të vendeve. Nuk kemi arsye të ndikojmë në politikat e brendshme.”, tha Klosi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!