Ku ndryshon Basha nga Beleri? Dhuli e Daci batuta në “Real Story”/ Politologu: Më shqetëson fakti që Greqia…

schedule20:56 - 9 Maj, 2024

schedule 20:56 - 9 Maj, 2024

Nuk kanë munguar edhe batutat mes politologut Alban Daci dhe përfaqësuesi i PD në Himarë Skerdjan Dhuli, ndërsa krahasuan fushatën e Fredi Belerit, duke komentuar edhe fushatën e Lulzim Bashës.

Gjatë fjalës së tij, Dhuli u shpreh se pavarësisht se në fushatën e Lulzim Bashën ka qenë i angazhuar 10 fish më shumë, nuk mori as edhe një faleminderit, ndërsa e kundërta tha si ka ndodhur me Belerin.

Ndërkohë politilogu Alban Daci i cili komentoi çështjen e Fredi Belerit, duke vënë theksin mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë. Ai tha se në rastet kur ndiqen dy standarde, nuk mund të ketë marrëdhënie serioze mes dy vendeve, duke shtuar se Greqia nuk e pranon Shqipërinë si vend të barabartë.

Pjesë nga intervista në studio:

Alban Daci: Nëse nuk e ka kandiduar Basha, mjafton të mësojë greqisht është e sigurt zgjidhet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Greqi, i japin edhe shtetësinë.

Skerdjan Dhuli: Nuk plotësoj asnjë kriter unë për të marrë shtetësinë. Unë për Lulin që tani të ka ngelur vetëm ty, por dikur e kemi patur bashkë, kam bërë 10 fishin e luftës që kam bërë për Belerin. E di ku diferencon Luli nga Beleri? Se Luli pavarësisht se bëra 10 fishin e fushatës  për të nuk më tha as faleminderit, të paktën Beleri më tha faleminderit . Kjo është diferenca e madhe.

Alban Daci: Parlamenti Europian nuk është tempulli i shenjtë. PE ka patur edhe Agimin e Artë. Fryma e tij është pikërisht diversiteti është pasuri e BE duke përfshirë edhe esktremistët, që edhe mund të rikuperohen me kalimin e kohës. Problemi është në Greqi, sepse Greqia që është një vend i BE dhe është bërë në një moment të caktuar kohor për motive të mirëfillta politike, se nëse do të ishte për sot me kriteret që kemi ne sot ndoshta nuk do bëhej vend anëtar i BE. Më shqetëson fakti që Greqia ka një politikë primitive aspak europiane, dhe nuk justifikon frymën në të cilën duhet të jetë ajo dhe për të cilën është krijuar BE, kjo duhet të na shqetësojë ne. Ky është problemi më i madh nuk është problemi pse shkon Beleri në PE që s’ka për të folur asnjëherë, do marrë 17 mijë euro nëse do shkojë në muaj, dhe bravo i qoftë, po nuk është se do jetë faktor në PE. Kjo është kryesorja që duhet të trajtojmë. Ne sot jemi një vend më demokratik, iu kemi dhënë minoritete më shumë të drejta, jemi më të hapur se Greqia. Pyetja tjetër është në si shqiptarë a e kemi të njëjtin reciprocitet përballë realiteteve në Greqi? Nuk ka marrëdhënie serioze mes dy vendeve nëse ka dy standarde, nëse njëri përdor superioritet dhe tjetri mbrohet me inferioritet. Nuk ka marrëdhënie të mira nëse Greqia nuk e pranon Shqipërinë si vend të barabartë sepse ky është rregull i të drejtës ndërkombëtare.

Petro Koçi: Pr/ligji është në frymën e një ligji që tashmë është aprovuar dhe besoj që pa këtë plotësim, ai ligj nuk mund të konsiderohet i kompletuar. Ka lidhje vetëm me integritetin e personave që zgjidhen në pozicione publike që duhet të jenë plotësisht të pranueshëm.

Skerdjan Dhuli: Për shkak se Rama nuk i ka 84 vota në parlament, do shohim nëse Lulzim Basha do kthehet në aleat të Ramës apo jo.

/abcnews.al/