“Para perëndimit”/ Trebicka dhe Xhunga ndajnë detaje nga shfaqja: Si ishte rikthimi i parë i Genc Fugës pas shërimit

schedule09:49 - 9 Maj, 2024

schedule 09:49 - 9 Maj, 2024

‘Para perëndimit’ është shfaqja që po vihet në skenën e Teatrit të Metropolit. Ajo është një dramë e shkruar nga nobelisti Gerhart Hauptmann në vitin 1932.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, regjisorja Andia Xhunga dhe aktori Alfred Trebicka kanë ndarë detaje nga shfaqja, në qendër të së cilës është një 70-vjeçar, i cili përballet me mungesën e lirisë dhe dashurinë me një vajzë të re.

“Unë e thash që në fillim që ajo kimia u krijua. Sigurisht që me pjesën më të re të trupës, 3 4 nga ata kanë qenë studentë të mitë dhe u ndjeva mirë. Edhe partnerja flirtuese, ka qenë studente e imja. Unë kam 30 vjet që punoj në Akademinë e Arteve dhe është normale që të jenë studentët e mi”, tha Trebicka.

Një person që e sheh shfaqjen mendon që është një marrëdhënie dashurie mes një 710je dhe një vajzë të re, por jo në qendër të shfaqjes ëshët liria. Pasi autori e ka shkruar për jetën e vetë dhe mendonte që me ardhjen e Hitlerit nuk do e kishte këtë liri”, u shpreh Andia.

Më tej, sa i përket rikthimit të Genc Fugës pas vështirësive të rënda shëndetësore, regjisorja tha: “Është rikthimi i parë i Gencit pas shërimit. Ai pas një muaji që bëri prova me ne, mori biçikletën e tij dhe doli, dhe ne u trëmbëm. Pastaj pas një muaji tjetër, mori makinën, nuk e dimë nëse është meritë e jona, por na u bë shumë qejfi”./abcnews.al