Ceno: “Nënat me qera”? Rrezikojmë të na prishet imazhi i vendit

schedule20:26 - 8 Maj, 2024

schedule 20:26 - 8 Maj, 2024

Analisti Mentor Nazarko në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News foli për turizmin mjekësor, duke thënë se përveç turizmit të zakonshëm, te ne po vihet re edhe turizmi dentar, pra mund të imagjinohet edhe turizmi mjekësor, për shkak të çmimeve më të ulëta.

“Duhet të fillojmë të mendojmë dhe jetojmë si evropianë dhe që ta bëjmë këtë mendoj që thelbi i të gjithave është shkolla cilësia e shkollimit. Ka një bjerrje të cilësisë së shkollimit. Nëse ka përmirësim të cilësisë së shkollimit edhe ikjet do të jenë më të kufizuara dhe do ndryshojë cilësisht edhe kultura e punës, shërbimit e gjithë të tjerët. Pra, cilësia e shkollimit është në themel të ndryshimit të mentalitetit në përgjithësi. Është një pikë që përbashkon pistën që hapi doktoresha, ardhja e mjekëve këtu. Përvec turizmit të zakonshëm, te ne po vihet re edhe turizmi dentar, pra mund të imagjinohet edhe turizmi mjekësor, për shkak të çmimeve më të ulëta. Kjo është ajo që ta përfytyrosh tërë Evropën si një e tërë dhe ku shqiptarët mundet ta shfrytëzojnë këtë si një lloj avantazhi e taksa më të ulëta, kosto më të ulëta”, tha Nazarko.

Ndërsa Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, Marsela Ceno nga ana e saj komentoi edhe projektligjin për surrogacinë që ka shkaktuar debate në opinionin publik.

Ajo theksoi se kjo është një çështje që duhet të rregullohet me ligj.

Surrogacia, a rrezikojmë të kthehemi në një Tajlandë të dytë?

“Lejimi i mëmësisë me qera do kapë ato shtresa ekonomike të cilat do përfitojnë nga pagesa apo do e shohësh si mënyrën e vetme të të jetuarit. Këto janë gjëra që duhen rregulluar me ligj. Rreziku për të dalë Shqipëria në imazhin e ndryshëm nga ajo që dëshirojmë të ketë, mund të na e përmbysë imazhin që krijohet në Shqipëri. Megjithatë ky fenomen është shumë i përhapur në Kosovë, aty është shumë i përhapur dhurimi i vezëve të femrave. Vendi që shfrytëzon këtë lloj mjekësie në rajon, vendin kryesor e mban Turqia”, shtoi Ceno.

/abcnews.al/