Zgjedhjet në RMV/ Ledion Krisafi: Fitorja e VMRO e largon vendin nga proceset integruese

schedule18:06 - 8 Maj, 2024

schedule 18:06 - 8 Maj, 2024

Maqedonia e Veriut po mban këtë të mërkurë dy palë zgjedhje; zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Eksperti për çështjet ndërkombëtare, Ledion Krisafi, i ftuar në “News Line” në ABC News, tha se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duket se nuk kanë treguar interes për të votuar në këtë raund.

Ai theksoi se faktori shqiptar duhej të bashkonte votën dhe jo të përçahej.

“Ky bojkotim mund ta vendosë në rrezik nivelin 40% të pjesëmarrjes, ndryshe procesi mund të ribëhet. Më shumë është mungesa e interesit të shqiptarëve për të votuar, pasi nuk shprehën interesin për të votuar. S’ka pasur interes për shqiptarët”, theksoi Krisafi.

Më tej, Krisafi shtoi se: “Mund të kemi një ndryshim shumë të madh në politikën e Maqedonisë së Veriut, Do kemi një politikë më antibullgare dhe kjo do ta bëjë të pamundur ndryshimet e kushtetuese. Mund të kemi afrim më të madh me Serbinë. VMRO është një parti, e cila në heshtje është goxha pro-ruse, të dyja palët, si presidenti si partia, mund ta largojë RMV në proceset integruese duke e bërë më afër Beogradit dhe më afër Moskës. Shqiptarët duhet të ishin të bashkuar”, tha ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!