Rusia tha sot se aktualisht nuk sheh perspektivë për një zgjidhje paqeje në Gaza apo në Lindjen e Mesme më gjerë dhe se operacioni i Izraelit në Rafah po çon në një përshkallëzim të konfliktit.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se konflikti kishte shkaktuar një “katastrofë humanitare”.
Në të njëjtën kohë, diplomacia ruse bëri thirrje për respektimin e të drejtave humanitare ndërkombëtare në lidhje me sulmin izraelit në Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, duke e cilësuar atë si një “faktor destabilizues”.
“Ne kërkojmë respekt të rreptë për dispozitat e ligjit ndërkombëtar humanitar,” tha Zakharova, duke vënë në dukje se fillimi i operacionit ushtarak tokësor të Izraelit në Rafah është një faktor tjetër destabilizues, duke përfshirë për të gjithë rajonin.
/abcnews.al