FRANCË- Dortmund ka kaluar në epërsi përballë PSG-së në “Parkun e Princave”. Në minutën e 50’, Mats Hummels dërgoi topin në rrjetë duke shkundur ekipin francez. Kjo është përballja e dytë në kuadër të gjysmëfinales së Uefa Champions League.
Mats Hummels shënoi golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve për Dortmundin që nga 13 shkurt 2013 – 4,101 ditë më parë – kundër Shakhtar, sfidë që përfundoi barazim (2-2).
Klubit francez i duhet të bëjë shumë për të përmbysur rezultatin e sfidës së parë pasi gjermanët kanë fituar me avantazhin minimal 1-0./ abcnews.al