Presidenti rus Vladimir Putin, ka ritheksuar Rusia do të vazhdojë të punojë me partnerët për formimin e një rendi botëror shumëpolar.
Gjithashtu shtoi se diskutimet për çështjet e sigurisë me vendet perëndimore janë të mundshme, por në kushte të barabarta.
“Së bashku me partnerët në integrimin euroaziatik, me qendrat e tjera për zhvillimin sovran, ne do të vazhdojmë të punojmë për formimin e një rendi botëror shumëpolar, një sistem sigurie të barabartë dhe të pandarë”, tha Putin.
Ai tha se Rusia ishte dhe do të jetë e hapur për forcimin e marrëdhënieve të mira me të gjitha vendet.
Sipas Putin, Rusia nuk e refuzon dialogun me vendet perëndimore.
“A planifikojnë ende përpjekje për të frenuar zhvillimin e Rusisë, për të vazhduar politikën e agresionit, presionin ndaj vendit tonë që nuk ka të ndalur prej vitesh, apo po kërkojnë një rrugë për bashkëpunim dhe paqe”, tha më tej lideri rus.
/abcnews.al/