Ministria britanike e Mbrojtjes ka rënë pre e një sulmi kibernetik ku të dhënat e 270 mijë ushtarëve të Mbretërisë së Bashkuar janë vjedhur.
Sipas asaj që është zbuluar nga mediat ndërkombëtare, bëhet fjalë për një sistem që lidhet me listën e pagesave të ministrisë së Mbrojtjes, sistem ky i cili menaxhohej nga një kompani kontraktore.
BBC shkruan se dyshimet kryesore të Londrës zyrtare janë se Kina fshihet pas këtij sulmi kibernetik, megjithatë deri më tani Pekini ka mohuar të gjitha akuzat.
Në listë pagesën që është marrë nga hackerat, kishte edhe informacione që përshinin adresat e ushtarëve britanikë, por autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar thonë se rastet kur përfshiheshin detaje të tilla janë shumë të rralla.
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps do t’iu drejtohet këtë të martë parlamentit britanik për të paralajmëruar deputetët mbi rreziqet që sjell spiunazhi kibernetik nga shtetet armiqësore.
Në muajin Mars, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzuan Kinën për një fushatë globale të sulmeve kibernetike duke akuzuar Pekinin për kryerjen e akteve të spiunazhit./abcnews.al