“Vija me drejtësinë, vetëm e kuqe”, Rama: Kush ushqehet me korrupsion është mollë e kalbur! Para ligjit të gjithë të barabartë

schedule11:09 - 7 Maj, 2024

schedule 11:09 - 7 Maj, 2024

Në fjalën e tij të gjatë, para grupit parlamentar dhe ministrave të kabinetit, kryeministri Rama ishte I prerë me të vetët: kush shkel në dërrasë të kalbur, duke iu referuar këtu korrupsionit, punët i ka me drejtësinë.

“T’i bësh sot pis të gjithë t’i quash të gjithë hajdutë, duke marrë disa shembuj të drejtësisë, që jemi ne që krijuam kushtet që ata shembuj të krijohen është histeri e denjë për studime neuropsikologjike.  Unë s’jam mburojë e asnjërit nga të cilët kam punuar. E kundërta ka qenë e vërtetë. Vija mes funksionit tim dhe të drejtësisë është vetëm e kuqe, sic është në Kushtetutë, por dhe sic është e përcaktuar pa ekuivokë. Ua kam thënë disa herë disave këtu por edhe ndonjërit që nuk është se zgjodhi të bëjë një rrugë e dy punë. Mos e ngatërroni punën e përbashkët me asnjë dërrasë të kalbur ku mund të shkelni. Nuk jam unë dhe PS që lëshon kur i dridhet toka nën këmbë por është ai që e ka lëshuar PS. Kush ushqen me korrupsion pasurinë e tij është një mollë e kalbur, jo një limon i shtrydhur që hedh unë.

I dëgjoj shpotima ‘ s’ka mundësi mos i dijë rama’, ose më dijnë si veten ose nuk e kanë haberin si funksionon ekzekutivi. Ky nuk është justifikim por realiteti i punës sime si kryeministwr dhe qasja ime ndaj skuadrës me të cilën punoj. Nuk ndodh që një vendim të kalojë në qeveri pa dakordësinë e të gjithëve. Nuk ekziston që një anëtar kabineti të shtrëngohet për të vendosur kundër bindjes së vet. Kurrë nuk mungon mbështetja për të bërë detyrën, por nuk ka patur mëdyshje, për t’ia lënë drejtësisë në dorë cdo cështje para SPAK. Një ministër meriton vetëm vetminë para ligjit.

Qoftë kur dikujt i kufizohet liria apo ndiqet në gjendje të lirë, ndërsa lincohet i dënuar nga gjykatat e dritareve maje pallateve edhe pse me ligj cdokush është i pafajshëm deri në fund të procesit gjyqësor apo kur të tjerë akoma thirren në SPAK. Dikur jo ministra po as ish ministra nuk i thërriste dot, por prokuroria as nuk e hapte fare një cështje nëse lart qoftë mund të lidhet direkt me ndonjërin ndërsa pushtetin e linconte direkt. Këtu me kërkesën mafioze për të bërë kurban prokurorin e përgjithshëm me votat e opozitës. Herë duke e pagëzuar si lavire bulevardi nga tribuna e kryeministrisë dhe duke e përdoru për letër higjenike. Dikur kreu i tatimeve drejtonte agjencinë e të ardhurave nga kuzhina në arrest shtëpie për krime dhe kryeministri predikonte pafajësi duke u bërë mburojë kundër drejtësisë. Këto janë dikure të deri 10 vjetëve më parë, ndërkohë që personazhet dhe partitë e kohës së këtyre dikureve janë sot gjithë ditën në hapsirën e pushtetit politik në Shqipëri, sa majë pallatit sa majë skelave dukë lëshuar thirrje historike kundër korrupsionit e kundër SPAK.

Sot dikush para ligjit s’është as më shumë se një qytetar si të gjithë. Para ligjit jemi të gjithë të barabartë. Ka disa që thonë se nuk e paskam menduar këtë ditë, reformën e imponuan ambasadorët, apo SPAK bën ca i them unë.

Unë mund të mos jem shumë i zgjuar po edhe kaq idiot sa të shkoja derë më derë për të kërkuar aleancë për vettingun që as në Berlin e bruksel nuk e pranonin. Pastaj në SHBA për aleancë për FBI shqiptare, BKH, le ti hapin kartat. Si na imponuan ne reformën ambasadat kur ne na u desh shumë kohë për të bindur vetë ata për domosdoshmërinë e këtij ushtrimi shumë të paparashikueshëm që donim të bënim dhe patjetër për ti bindur edhe që vullneti ynë ishte pavarësimi i drejtësisë nga pushteti politik.  Edhe sikur të vinte flota e gjashtë amerikane në lalëz nuk kalonte flota në drejtësi. Si do ndodhte kjo nëse ne, nuk do ishim të vendosur që mos dëgjonin asnjë, madje edhe zëra brenda nesh që thonin ‘ore e kuptoni që kështu do ikim për lesh’, në kuptimin që nuk do jemi më ne ata që vendosin kur zbardh e kur ngryset. E cdo bënin ambasadatat, SHBA dhe Europa nëse edhe ne do ishim si gjithë të tjerët, sic na thonin ata kur unë shkoja nga kancelarja gjermane, në Bruksel e SHBA kur unë thosha ne duhet të bëjmë tërmet.”- tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!