Muharrem Salihu është sipërmarrësi shqiptar që kandidon për Parlamentin Europian. Ai është kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet europiane. Gjithashtu, Salihu është dhe një pronar i suksesshëm i 11 restoranteve e hoteleve në Venecia.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se ka emigruar në vitin 1986 nga Medvegja drejt Zvicrës. Më pas, shkoi në Torino të Italisë dhe në 2007 përfundoi në Venecia, ku gjeti dhe veten.
“Unë jam babai i pestë fëmijëve dhe merrem me aktivitete ekonomike në Venedik. Kam investuar në vendlindjen time, Medvegjë. Jam edukuar në Zvicër. Disa probleme që kam atakuar këtu kanë të bëjnë me problemet ekonomike. Prandaj është shumë i domosdoshëm aspekti i shumicës. Italia siç e dini është gjeneroze me të huajt”, tha ndër të tjera Salihu, i cili theksoi se shqiptarët janë një shtyllë e rëndësishme në politikën e tij./abcnews.al