Elbasan/ Dëmtoi veten me xham teksa ishte i dehur, 27 vjeçari ndërron jetë në spital

schedule12:57 - 6 Maj, 2024

schedule 12:57 - 6 Maj, 2024

Një 27 vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e së hënës pas disa dëmtimeve që kishte marrë në krah. Policia thotë se i riu është dërguar rreth orës 17:30 të së dielës në spitalin e Elbasanit pasi ka dëmtuar veten me xhamin e dritares së shtëpisë teksa ishte në gjendje të dehur.

“Ditën e djeshme, rreth orës 17:30, në spitalin e Elbasanit, është dërguar për të marrë mjekim shtetasi 27 vjeç, banues në fshatin Gjinar. Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se 27-vjeçari, në gjendje të dehur dhe në kushte të rënduara psikologjike, ka thyer xhamin e dritares së banesës së tij dhe si pasojë është dëmtuar në krah.

Pavarësisht asistencës mjekësore, 27-vjeçari ka humbur jetën në spital, mëngjesin e sotëm.”, njofton policia.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!