E pazakontë/ 51 vjeçari kapet me 8 valixhe plot me drogë në aeroport, me vlerë 1 milionë paund

schedule11:38 - 6 Maj, 2024

schedule 11:38 - 6 Maj, 2024

Një shtetas spanjoll është arrestuar pasi u kap me tetë valixhe të mbushura me kanabis në aeroportin e Mançesterit.

Fernando Jacobo Mayans Fuster 51 vjeç nga Zaragoza në Spanjë, është akuzuar për kontrabandë droge nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) në aeroport.

Pas mbërritjes në aeroport të mërkurën, më 1 maj, nga Los Angeles në SHBA, oficerët e Forcave Kufitare Heathroë në Londër gjetën 278 pako në tetë çanta të veçanta.

Një numër i çantave ishin në emrat e fëmijëve të tij, të cilët po udhëtonin me të. Në total u gjetën më shumë se 158 kilogramë kanabis, i cili do të kishte një vlerë prej rreth 1 milion paund nëse do të shitej në Mbretërinë e Bashkuar.

Pasi u mor në pyetje nga hetuesit e NCA, Mayans Fuster u akuzua për importimin e barnave të klasës B. Oficeri i lartë hetues i NCA-së, Charles Lee, tha se kjo ishte një nga konfiskimet më të mëdha të kanabisit të parë në Aeroportin e Mançesterit në vitet e fundit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!