Vazhdon të jetë mister fati i Alma Arrazit dhe 2 femijëve të saj të mitur, që dyshohet te jene mbytur në Lumin Buna në Shkodër. Pas gjetjes se trupit të pajetë të vajzës së madhe 9-vjeccare nga një peshkatar në Bunë, policia nisi dje kerkimet me pulumbarë per gruan 39-vjecare dhe vajzen e djalin e mitur. Deri tani trupat e tyre nuk janë gjetur dhe nena me dy femijet konsiderohen te zhdukur.
Policia e Shkodres ka vënë në pranga kryefamiljarin Ergys Arrazi. 31-vjeccari, sipas policisë, dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj bashkeshortes dhe femijeve te tij. Por Arrazi gjate marrjes në pyetje ka mohuar të ketë dhunuar familjaret. Mësohet se Ergys Arrazi ka qëndruar i heshtur dhe i ftohtë duke mos bërë asnjë reagim kur policia e ka njoftuar se vajza e tij 9-vjeçare është gjetur e vdekur. Bazuar në hetimet e kryera, Policia e Shkodrës, dyshon se shkaku i largimit nga banesa ishte pikërisht dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se të gjithë mund të kenë kryer vetëvrasje duke u hedhur në lumin Buna, rreth 3 kilometra larg banesës së tyre.
Vetë Ergys Arrazi me datë 3 Maj, kishte denoncuar ne policise e Shkodrës largimin nga banesa te bashkëshortjes se tij Alma Arrazi dhe 3 fëmijëve e tyre të mitur 9, 8 dhe 3 vjeç.
Pas ketij denoncimi, motra Alma Arrazit, ka dëshmuar në polici për dhunën që sipas saj ushtronte 31-vjecari ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve. Policia po vijon hetimin dhe marrjen në pyetje të familjarëve të cciftit. Personi i fundit që ka takuar Alma Arrazi me 3 fëmijët e saj, ka qenë kunata, bashkëshortja e vëllai të Ergys Arrazit, Edison Arrazit. Emri i këtij të fundit u lakua për vrasjen e Endri Mustafës në 17 maj të viti 2021, por u dënua vetëm për posedim lëndësh narkotike. Ndersa 31-vjecari Ergys Arrazi rezulton të jetë i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike./abcnews.al