Katër burra janë arrestuar pasi një gjysmë ton kokainë me vlerë rreth 50 milionë euro u gjet në parkingun e një lokali në East Yorkshire, tha Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA). Droga u gjet në një furgon, raporton BBC.
Burrat, tre nga Skocia dhe një nga Kolumbia, u arrestuan të shtunën me dyshimin se importonin drogë të klasit A dhe do të qëndrojnë në paraburgim.
Alan French, oficer i lartë hetues për NCA, tha se sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme kokaine do t’i jepte një goditje të madhe një grupi të krimit të organizuar që u përpoq të kontrabandonte drogën në Mbretërinë e Bashkuar.
“Nuk ka dyshim se kjo drogë do të ishte shitur në komunitetet në të gjithë Britaninë,” tha French./abcnews.al